Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut, pesëvjeçarin e gjejnë kalimtarët në rrugë, katër familjarët tjerë ende të zhdukur

Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut, pesëvjeçarin e gjejnë kalimtarët në rrugë, katër familjarët tjerë ende të zhdukur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, më saktë në rrugën Rashçe-Saraj në Maqedoninë e Veriut..

Alsat M raporton duke i thirrur në burime brenda policisë se bëhet fjalë për dalje nga rruga të një makinë brenda së cilës udhëtonin 5 persona të familjes Arsllani nga Gërçeci, një çift të moshuarish, e reja e tyre dhe njëri prej djemve të çiftit.

Sipas këtij raportimi, pasagjeri i pestë është një fëmijë 5 vjeçar i cili gjatë rrokullisjes së makinës në lumin vardar ka fluturuar jashtë makinës, është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është sjellë në spitalin 8 shtatori në Shkup.

Ende nuk ka një pasqyrë të qartë rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë për 4 personat e tjerë në makinën e aksidentuar.

Related Articles