Aksident i rëndë në Obiliq, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit në Obiliq, ndërsa si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, raporton Gazeta Enigma.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Gazetën Enigma se aksidenti ka ndodhur në orën 08:30.

“Rreth orës 08:30, ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, tha Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./Gazeta Enigma/

Related Articles