Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Grashticë, tre të lënduar

Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Grashticë, tre të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në fshatin Grashticë të komunës së Prishtinës, ku janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë ka të lënduar.

Sinjali ka bërë me dije se tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkohë që në vendin e ngjarjes Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.

Akoma nuk dihet shkaktari i aksidentit.

Related Articles