Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Milot–Morinë, ose saktësisht në Rrugën e Kombit” ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Policia Shqiptare, ka njoftuar se dy gra kanë mbetur të lënduara.
“Rreth orës 09:40, në autostradën Milot–Morinë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë disa automjete. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve, shtetasja F. T., si dhe pasagjerja, shtetasja N. T., të cilat po marrin mjekim në spital dhe paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
