Aksidentet në trafik janë një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë. Ato zakonisht ndodhin për shkak të pakujdesisë së shoferëve që rrezikojnë të gjithë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, mosrespektimit të rregullave të trafikut e për shkak të shpejtësisë.
Në mëngjesin e ditës së sotme, një automjet me targa gjermane është vetë aksidentuar në fshatin Shishpanicë të Kamenicës, ku si pasojë një person ka humbur jetën.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor. Në bazë të informatave fillestare dyshohet se vozitësi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur.
Si pasojë vozitësi mashkull kosovar i moshës rreth 67 vjeçar nuk ka arritur që të u mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes”, shtoi ai.
Sipas Policisë, shkaqet e aksidentit ende janë të pa njohura dhe po hetohen nga hetues policor të aksidenteve.
Ndërsa, shtojnë se nga hetimet preliminare dyshohet e viktima ka vuajtur nga probleme shëndetësore.