Arrestohet 41-vjeçari që u arratis duke kërcyer nga dritarja e stacionit të policisë në Shtime

Arrestohet 41-vjeçari që u arratis duke kërcyer nga dritarja e stacionit të policisë në Shtime

Me datën 04.05.2023 rreth orës 22:50 policia e stacionit në Shtime kishte pranuar një informacion se në rrugën “Arben Hyseni” në Shtime ishte një rast i kanosjes.

Policia njofton se policët e rendit e më pas edhe policët hetues nga stacioni i Shtimes i kishin marrë masat e nevojshme dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar për kanosje me armë: A.A( M/K) i moshës 61 vjeçar dhe B.A (M/K) i moshës 41, të cilët shkak i një mosmarrëveshje kishin kanosur personin J.V (M/K) i moshës 45 vjeçar. Ndërsa nga vendi i ngjarjes kanë konfiskuar një armë zjarri automatike AK-47 dhe një armë tjetër të zjarrit ( pistoletë) dhe sasi të municionit.

“Të dyshuarit, po atë natë ishin shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i dyshuari A.A pasi është intervistuar nga policët hetues është dërguar në mbatje për 48 orë, ndërsa i dyshuari B.A, derisa ishte duke pritur të intervistohet, arratiset nga stacioni i policisë duke kërcyer nga dritarja”, njofton policia.

Policët hetues të stacionit në Shtime,  pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren në kërkim të të dyshuarit, kanë arritur që sot, rreth orës 13:40 të arrestojnë të dyshuarin e arratisur B.A dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit dërgohet në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtjeme hetimore.

Related Articles