Aksident me fatalitet në Kroaci, vetura me targa shqiptare kaplohet nga flakët

Aksident me fatalitet në Kroaci, vetura me targa shqiptare kaplohet nga flakët

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë në Kroaci.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në një pikë karburanti në autostradën A1.

E përfshirë në këtë aksident ishte edhe një veturë me targa shqiptare e tipit Citroen, e cila u shkrumbua nga flakët.

Mediat kroate, raportojnë se një veturë e tipit BMË, ishte përplasur me gjeneratorin e kësaj pike të karburantit, me ç’rast ishte shkaktuar një zjarr i madh.

Në vend vdiq shoferi i BMË-së, derisa thuhet se janë edhe tre të lënduar rëndë që janë dërguar për trajtim në spitalin e Splitit. /Gazeta Enigma

Related Articles