Aksident me fatalitet, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Aksident me fatalitet, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Shijak të Shqipërisë, me çrast ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Katër rrugët e Shijakut”, shkruan abcnews.al.

Sipas burimeve nga policia, një automjet që drejtohej nga Ndriçim Domi ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

Përplasja ka rezultuar fatale për çiklistin Hasan Hamzai. Mësohet se personi që përplasi biçikletën është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po heton rrethanat e aksidentit, identifikimin e viktimës si edhe po vëzhgon kamerat e sigurisë për të identifikuar drejtuesin e mjetit.

Related Articles