Aksident mes dy veturave në Deçan, lëndohen katër persona

Aksident mes dy veturave në Deçan, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Lëbushë e Deçanit, raporton Gazeta “Enigma”.

Të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar. Në aksident, ishin të përfshira dy vetura.

“Lebushë, Deçan / 05.04.2025 – 12:15. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore pësojnë dy drejtuesit dhe dy pasagjerë dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles