Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, ku për pasojë janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar tashmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, dy prej tyre po trajtohen në Klinikën Emergjente, teksa njëri prej tyre ka pësuar frakturë në dorë dhe është dërguar në Klinikën e Ortopedisë, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Kujtojmë se numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Në të shumtën e rasteve, aksidentet shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.