Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti, në Dubravë të Suharekës, raporton Gazeta “Enigma”.
Dyshohet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura
Personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e Suharekës.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me rastin.