Aksident mes dy veturave, njëra e la këmbësorin të vdekur

Ka vdekur një person në Komunën e Istogut pasi u godit nga një veturë që fillimisht u aksidentua me një veturë tjetër, raporton Gazeta Enigma.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi e ka konfirmuar këtë për Gazetën Enigma.

Gashi ka thënë se vdekja e këmbësorit u konstatua në QKMF-në në Istog, teksa trupi i tij është dërguar për obduksion.

“Sot rreth orës 14:44 në Komunën e Istogut një këmbësor ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë e cila është aksidentuar me një veturë tjetër. Dy persona janë lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësor, njëri në spitalin rajonal në Pejë, kurse tjetri në QKUK në Prishtinë”, ka thënë ai.

“Vdekja e këmbësorit u konstatua nga mjeku kujdestar në QKMF-në në Istog. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore dhe prokurori kurse me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për abduksion”, ka përfunduar Gashi./Gazeta Enigma/

Related Articles