Aksident mes kamionit dhe veturës në rrugën Prishtinë-Podujevë, një i lënduar

Aksident mes kamionit dhe veturës në rrugën Prishtinë-Podujevë, një i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur këtë të enjte në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 14:30 dhe në të janë përfshirë një kamion e një veturë.

Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30 ne rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti transportues dhe një veture. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

Related Articles