Aleanca hap fushatën në Gjakovë

Aleanca hap fushatën në Gjakovë

Aleanca ka njoftuar se hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore do ta mbajë të enjten, në Gjakovë.

Tubimi hapës do të mbahet nga ora 19:45, në Platonë e Parkut të Qytetit.

Përmes një njoftimi në Facebok, kjo parti ka bërë të ditur se gjatë këtij organizimi do të prezantohet programi dhe vizioni i subjektit politik për të ardhmen e vendit, i ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: sigurinë, energjinë dhe zhvillimin.

“Ejani të bashkohemi në këtë rrugëtim të rëndësishëm për mbarë Kosovën”, thuhet në njoftimin e partisë.

Related Articles