Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një motoçiklete, ku ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda, raporton Gazeta Enigma.
Përmes raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se çiklisti është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, i cili është ndalur për kurim të mëtutjeshëm.
“Është raportuar për një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar çiklisti i cili është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit ku edhe është ndalur për kurim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.