Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në ora 18:40.
Lajmin e ka konfirumar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
Hoxha tha se në aksident ishin të përfshirë një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.
“Në vendin e aksidentit kanë dal njësitet relevante policore dhe ekipet e tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rëndë”, tha Hoxha. /Gazeta Enigma