Aksident mes tri automjeteve në Klinë, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Drenovc të Klinës, raporton Gazeta Enigma.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi bëri të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një kamionetë.

“Rreth orës 15:32, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Drenovc në Klinë ku tri automjete kanë qenë të përfshira në këtë aksident – dy automjete dhe një kamionetë. Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur gjashtë persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

Gashi mes tjerash bëri të ditur se njësiti i trafikut është ende në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidentit./Gazeta Enigma/

Related Articles