Aksident mes tri veturash në magjistralen Prishtinë-Pejë, tre të lënduar

Aksident mes tri veturash në magjistralen Prishtinë-Pejë, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mes tri veturave në fshatin Grabanicë të Klinës, ku si pasojë janë lënduar tre persona. 

Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

“Rreth orës 17:20 në magjistralen Prishtinë -Pejë, pikërisht në fshatin Grabanicë ka ndodhë një aksident, ku kanë qenë të involvuara tri vetura, tre persona janë të lënduar, dy janë dërguar në Qendër të Mjekësisë Familjare në Klinë për tretman mjekësor. Njëri për shkak të lëndimeve është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.

Ai theksoi se vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, për t’i kuptuar shkaqet se si ka ardhur deri tek aksidenti.

Related Articles