Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Pejë

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Pejë

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë. Për pasojë janë lënduar dy persona, kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Sipas patrullës policore në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë ndihmë mjekësore”, tha Bajrami.

Related Articles