Aksident në aksin rrugor Laç-Patok! Ndërron jetë 35-vjeçari, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Aksident në aksin rrugor Laç-Patok! Ndërron jetë 35-vjeçari, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Një 35-vjeçar ka mbërritur pa jetë në spitalin e Laçit. Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën pas një aksidenti automobilistik, ndërsa dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të mjetit.

Po ashtu dyshohet se nga aksidenti, të lënduar kanë mbetur dhe dy persona të tjerë po ende nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur.

“Tek Mbikalimi i Patokut , një shtetas ende i paidentifikuar,  dyshohet që si pasojë e një arrsti kardiak ka humbur jetën.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar dëmtime të tjera. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /News31

Related Articles