Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohet një person

Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohet një person

Një aksident trafiku mes dy automjeteve me tabela të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka thënë se aksidenti ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi” konkretisht Hani i Elezit -Kaçanik.

“Me datën 27.07.2023 në orët e paradites në autostradën “Arbën Xhaferi”, Hani i Elezit -Kaçanik ,ka ndodhur aksident trafiku me lëndime trupore. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete me tabela të Maqedonisë, ku si pasoj e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Rasti është trajtuar nga njësitet policore”, ka thënë Kelani.

Policia e Kosovës apelon për kujdes të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Related Articles