Gjashtë persona janë lënduar në një aksident që ndodhi në orët e para të mëngjesit në qendër të Prishtinës, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
Përfshirë në aksident ishte edhe një veturë e policisë.
Dyshohet se mes të lënduarve janë pesë policë dhe shoferi i veturës që ka goditur automjetin e policisë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit./GazetaEnigma/