Një futbollist nga Koprivnica e Kroacisë, derisa po ngiste makinën nën ndikimin e alkoolit, ka shkaktuar një aksident, ku ka vdekur një femër.
Policia ka njoftuar se pas mesnate, një shofer 22-vjeçar kaloi në anën e kundërt dhe u përplas me një makinë tjetër, e cila drejtohej nga një 24-vjeçare.
Alkooli është fajtori i madh i këtij aksidenti të rëndë, ku vdiq një infermiere.
Edhe shoferi është në gjendje të rëndë, dhe mjekët po tentojnë ta shpëtojnë atë.
Gruaja që vdiq, ishte një infermiere, e cila po kthehej nga puna e saj në mbrëmje vonë.