Aksident në Kroaci: Futbollisti i dehur mbyt në aksident një infermiere që po kthehej nga puna e saj

Aksident në Kroaci: Futbollisti i dehur mbyt në aksident një infermiere që po kthehej nga puna e saj

Një futbollist nga Koprivnica e Kroacisë, derisa po ngiste makinën nën ndikimin e alkoolit, ka shkaktuar një aksident, ku ka vdekur një femër.

Policia ka njoftuar se pas mesnate, një shofer 22-vjeçar kaloi në anën e kundërt dhe u përplas me një makinë tjetër, e cila drejtohej nga një 24-vjeçare.

Alkooli është fajtori i madh i këtij aksidenti të rëndë, ku vdiq një infermiere.

Edhe shoferi është në gjendje të rëndë, dhe mjekët po tentojnë ta shpëtojnë atë.

Gruaja që vdiq, ishte një infermiere, e cila po kthehej nga puna e saj në mbrëmje vonë.

Related Articles