Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.
Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një aksident trafiku ka ndodhur edhe para pak minutash në Prishtinë, konkretisht në lagjen Aktash, ku shihet një veturë e dëmtuar në pjesën e përparme.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti, ndërkaq Policia dhe ambulanca tashmë kanë arritur në vendngjarje.