Tetë persona kanë pranuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti të ndodhur mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan deri te aksidenti me tetë persona të lënduar.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë Rajonale të Prishtinës.
“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka deklaruar Ahmeti.