Një person ka marrë lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren.
Policia e Kosovës ka treguar se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë, ku drejtuesi i biçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Ai është dërguar në trajtim mjekësor në spital, e drejtuesi i veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “aksident trafiku me lëndime të rënda”. /Gazeta Enigma