Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën Komoran-Sllatinë, raporton Gazeta Enigma.
Nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur për Enigmën se rrethë orës 15:00 ka ndodhur një vetaksident në rrugën Komoran-Sllatinë, por nuk ka persona të lënduar.
Lajmin për Gazeten Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Ka qenë një vetaksident para gati dy ore, por nuk ka asnjë të lënduar”, tha Krasniqi.
Po ashtu, është bërë e ditur se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./Gazeta Enigma/