Aksident në rrugën Komoran-Sllatinë

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën Komoran-Sllatinë, raporton Gazeta Enigma.

Nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur për Enigmën se rrethë orës 15:00 ka ndodhur një vetaksident në rrugën Komoran-Sllatinë, por nuk ka persona të lënduar.

Lajmin për Gazeten Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Ka qenë një vetaksident para gati dy ore, por nuk ka asnjë të lënduar”, tha Krasniqi.

Po ashtu, është bërë e ditur se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin./Gazeta Enigma/

Related Articles