Aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj, lëndohen katër persona

Aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj.



Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Ahmeti. /Gazeta Enigma/

Related Articles