Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në një aksident në pjesën e autostradës Veternik-Bresje.
Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, tha se në aksident janë përfshirë dy automjete derisa është lënduar një person.
“Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në pjesën e autostradës Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka deklaruar Krasniqi.