Në Gjonovcë të Suharekës ka ndodhur një aksident mes një kamioni dhe një furgoni.
Nga ky aksident të lënduar mbetën tre persona, dy nga ta më rënd.
Lajmin e konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 11.02.2025, rreth orës 15:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Prizren-Suharekë, konkretisht në Fshatin Gjonovcë, ku ishin të perfshira dy automjete, një kamion i rëndë dhe një kamionetë”, njoftoi Bytyqi.
Bëhet e ditur se si pasoj e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale dhe së paku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia është duke hetuar aksidentin, është njoftuar edhe prokurori kujdestar. /Gazeta Enigma