Aksident në Vushtrri, lëndohen katër persona

Aksident në Vushtrri, lëndohen katër persona

Dy shoferë dhe dy pasagjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Nedakovc të Vushtrrisë.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fsh. Nedakovc, Vushtrri 28.04.2023-23:00. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë dy automjete të udhëtarëve me targa vendore dhe me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy shoferë si dhe dy pasagjerë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë. Rasti nën hetime.

Related Articles