Aksident trafiku me fatalitet në Gjilan

Aksident trafiku me fatalitet në Gjilan

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në rrugën Ramiz Cërnica apo i njohur si kryqi i cili lidh fshatin Livoçë të Epërm me qytetin raporton Gazeta Enigma.

Më 21 maj rreth orës 15:00, ka ndodhur një aksident me pasoja fatale ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për Gazetën Enigma.

“Dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë kur një drejtues i një veture “Pezho”, duke tentuar të kyqet në rrugën kryesore është ndeshur me kamionin “MAN” i cili ka qenë duke lëvizur në rrugën kryesore.”

Me këtë rast shkaktohet aksident trafiku me dëme materiale në dy njësi dhe lëndime trupore, ku pëson drejtuesi i veturës, ka shtuar Hashani.

Si pasojë e këtyre lëndimeve në aksident, drejtuesi i veturës, mashkull i lindur më 1944, ndërron jetë në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Lidhur me rastin është njoftuar dhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet ne IML – Prishtinë.

Related Articles