Aksident trafiku mes dy veturave në Podujevë, lëndohen dy persona

Aksident trafiku mes dy veturave në Podujevë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës.



Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, I cili është shprehur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Borovci shtoi se dy të lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasjë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, është shprehur Borovci.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, shtoi ai.

Related Articles