Fushë Kosovë: Aksident trafiku mes tri veturave

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Enigma.

Në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

Përveç dëmeve materiale ende nuk dihet për numrin e personave të lënduar nga ky aksident. Gazeta Enigma ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 85 aksidente trafiku, 22 prej tyre me persona të lënduar kurse 63 tjerë vetëm me dëme materiale. /Gazeta Enigma/

Related Articles