Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur këtë të mertë në Pejë, më saktë në fshatin Vitomirice, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka bërë të ditur se nga aksidenti u lënduan pesë persona, por të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Të lënduarit po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka deklaruar ai. /Gazeta Enigma/