Aksident trafiku mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, pesë persona të lënduar

Aksident trafiku mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, pesë persona të lënduar

Një aksident trafiku ka nodhur mbrëmjen e së hënës mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku pesë persona kanë mbetur të lënduar, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 20:00.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku”, tha ajo.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti. /Gazeta Enigma/

Related Articles