Këtë të martë ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë, në afërsi të Fakultetit Teknik, mbi rrugën e Poligonit, raporton Gazeta “Enigma”.
Zyrtari për informim i policisë në kryeqytet, Enis Pllana, ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa dy persona kanë mbetur të lënduar.
“Në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe si pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar”, tha ai.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore dhe autoambulanca. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.