Një aksident trafiku ka ndodhur në Gjakovë, ku kanë mbetur të lënduar shoferi dhe pasagjeri.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë nga rajoni i Pejës, Nustret Xhurkaj, i cili tha se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë zyrtare.
Ai tutje theksoi se ngjarja kishte ndodhur për shkak të tejkalimit të një kamioni, në mënyrë të pasigurt.
“Rreth orës 17:00, një kamion ka bërë kyçje të pasigurt duke i marrë përparësinë e kalimit automjetit zyrtar (Ministrisë së Bujqësisë) i cili ishte në drejtim të Gjakovës, n fshatin Cermjan. Ka dëme të konsiderueshme, lëndime të lehta ka vozitësi dhe pasagjeri i automjetit. Kamioni ësht i kompanisë që po kryen punimet në atë rrugë”, kanë thënë nga Policia.