Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në hyrje të Mitrovicës, raporton Gazeta “Enigma”.
Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti ku ishin të përfshira dy vetura.
Lajmin është konfirmuar edhe nga Policia e Mitrovicës, të cilët kanë njoftuar se personat e lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor.
“Rreth orës 20:17, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale në hyrje të Mitrovicës. Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Ndryshe, në vendin e ngjarjes përveç policisë dhe ambulancës janë parë edhe zjarrfikësit. /GAZETA ENIGMA/