Aksident trafiku në Jashanicë, lëndohet një person

Aksident trafiku në Jashanicë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur këtë të hënë mes dy veturave në Jashanicë, në rrugën Klinë-Skenderaj, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova,

“Rreth orës 16:00, policia është informuar për një aksident në fshatin Jashanicë, rruga Klinë-Skenderaj. Të involvuara kanë qenë dy vetura, ndërsa një person ka pësuar lëndime trupore. Ai është dërguar për trajtim në QKMF”, tha Rugova. /Gazeta Enigma/

Related Articles