Këtë të martë një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në rrugën rajonale segmenti rrugor në fshatin Klinë të Skenderajt, raporton gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se është lënduar një person.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 14:00 në rrugën rajonale segmenti rrugor në fshatin Klinë të Skenderajt. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar një person”, tha Zahiti. /Gazeta Enigma/