Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Leshan në komunën e Pejës, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka njoftuar se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 17:00, policia është njoftu për aksident tafiku në fshatin Leshan në rrugën magjistrale Pejë- Prishtinë. Në aksident janë të përfshime dy vetura, ndërsa tre persona janë dërgu në emergjencë të Spitalit Rajonal të Pejës. Sipas mjekut të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë, njëri është i lënduar më rendë por edhe ai është jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar ai.
