Këtë të hënë një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër persona. Në aksident ka qenë e përfshirë edhe një veturë e Policisë.
Lajmin për këtë aksident e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e këtij qyteti. /Gazeta Enigma/