Aksident trafiku në Pejë, lëndohet një person

Aksident trafiku në Pejë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë, me çrast ka mbetur i lënduar një person, transmeton Gazeta Enigma.

Gazeta Enigma ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete , ku i lënduar ka mbetur vozitësi i motoçikletës.

” Rreth orës 14:30 policia është njoftuar për një aksident në të cilën janë involvuar një veturë dhe një motoqiklistë. Vozitësi i motoçikletës është dërguar në trajtim mjekësor. Këto janë informacionet që i kemi deri tash”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur afër selisë së kompanisë “Gorenje”.

Related Articles