Tahiri kërkon të adresohet çështja e regjistrimit të tokës për qytetarët e vendit

Tahiri kërkon të adresohet çështja e regjistrimit të tokës për qytetarët e vendit


Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë ditës së mërkurë ka kërkuar nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës që të veprojë në adresimin e çështjes së regjistrimit të tokës për qytetarët e Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

“Kërkova nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës që të veprojë në adresimin e çështjes së regjistrimit të tokës për qytetarët e vendit. Lufta kundër informalitet, përkthimi i tokave dhe përcaktimi i titullarit, jo vetëm që zgjidhin shumë probleme në familjet e Kosovës, mirëpo edhe e stimulojnë zhvillimin ekonomik-lokal në komuna. Përkthimi i tokave e ndihmon ekonominë dhe është në funksion të regjenerimit të ekonomisë komunale”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në “Facebook”.



Këto komente Tahiri i ka bërë në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, ku ndër të tjera theksoi se ka thënë se Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në vitin 2021 duhet po ashtu të rrisë bashkëpunimin me komunat e Republikës së Kosovës

“Nga ky Agjencion kërkova që njëri nga objektivat kryesor për vitin 2021 duhet të jetë zgjidhja e çështjes së përkthimit të pronave nga ana e qytetarëve të Kosovës që parashihet edhe me Strategjinë Kombëtare të Pronës. Sipas raportit, vetëm në vitin e fundit kemi 614 kërkesa nga ana e qytetarëve në zyrat kafastrale të komunave për përkthim të pronës. Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në vitin 2021 duhet po ashtu të rrisë bashkëpunimin me komunat e Republikës së Kosovës për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me pronën”, shtoi ai.

Kurse, sa i përket takimit, ai ka theksuar se tema kryesore ka qenë implementimi i procesit të Vetingut./GazetaEnigma

Related Articles