Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur afër qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë, me çrast janë lënduar tre persona, raporton Gazeta Enigma.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila theksoi se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në lëvizje.

“Rreth orës 16:00, në Veternik, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar tre persona”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, me rastin është duke u marr policia e komunikacionit rrugor.

Related Articles