Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë mesditës në rrugën Prishtinë Ferizaj, ku është përfshirë një veturë, dhe si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 11:30, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Ahmeti.