Presidentja Osmani takohet me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar

Presidentja Osmani takohet me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Londër, ka bërë të ditur se është takuar me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Peach.

Osmani në Twitter ka theksuar se me z. Peach kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për të forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin e shtetit të Kosovës me Britaninë e Madhe, transmeton Gazeta Enigma.

Related Articles